Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLARATA E PARË

Munishi u kërkon falje “skifterave” për deklaratat e mëparshme

Munishi u kërkon falje “skifterave” për deklaratat e mëparshme


12 March, 2021 @17:57

Trajneri i ri i Gjilanit, Ismet Munishi, menjëherë pasi pranoi detyrën e re, nëpërmjet faqes së tij në Facebook kërkoi falje ndaj tifozëve të këtij klubi “Skiferat” për deklaratat e tij të mëparshme derisa ka qenë kryetrajner i rivalit lokal, Dritës.

“Sot arrita marrëveshjen e bashkëpunimit me klubin SC Gjilani dhe presidentin Florim Zuka për 1 vit e gjysmë. Urime Skiftera dhe më vjen keq për deklaratat e mia të kahmotshme sa kemi qenë rivalë, shpresoj të më kuptoni… Së bashku me nder dhe krenari do t’i synojmë majat”, ka shkruar ai.

Munishi te Gjilani do ta zëvendësojë Bylbyl Sokolin i cili u largua për shkak të rezultateve të dobëta.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga