TE GJILANI

Largohet Bylbyl Sokoli, vjen Ismet Munishi
12 March, 2021 @14:39
Rezultatet e dobëta të Gjilanit në pjesën pranverore të stinorit të Superligës kanë çuar në shkarkimin e Bylbyl Sokolit nga detyra e trajnerit të ekipit.
Sokoli që erdhi në fund të vitit të kaluar në krye të Gjilanit për të zëvendësuar Gentian Mezanin, nuk ka arritur të shënojë asnjë fitore me ekipin e kuq nga Anamorava në pjesën pranverore të stinorit, këtë vit.
Bylbyl Sokoli para gazetarëve, derisa ishte pjesë e KF Gjilani
Ndërsa para pak çastesh, kryetari i klubit të Gjilanit ka postuar një njoftim ku ka bërë të ditur se në vend të larguarit Sokoli, në krye të skuadrës do të vjen Ismet Munishi.
Munishi më parë ka drejtuar Ballkanin, ndërsa në Gjilan ka punuar si trajner i Dritës vite më parë dhe tash kthehet te rivali lokal.
Ismet Munishi sot me kryetarin e klubit të Gjilanit, Florim Zuka, ku ky i fundit arriti marrëveshje me trajnerin dhe e zyrtarizoi në llogarinë personale të tij në Facebook
Nga llogaria e klubit të Gjilanit, ende nuk ka asgjë zyrtare, bile as për largimin e Sokolit nga detyra.