SHEFFIELD

Dorëhiqet trajneri i Premier Ligës
12 March, 2021 @12:10
Lajmi i fundit vjen nga SkySports që ka bërë të ditur se trajneri i deritashëm i Sheffield United ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.
Chris Wilder, që solli në stinorin e kaluar ekipin në Premier Ligë dhe pati ecuri të jashtëzakonshme, këtë stinor është frenuar në fund të tabelës dhe mundësia për të mbijetuar është minimale.
Ai kishte marrë drejtimin e klubit në maj të vitit 2016, ndërsa ekipin e kishte sjellë në Championship nga League One. E në stinorin 2018/19 siguroi Premier Ligën për herë të parë për ekipin e tij që prej vitit 2007.