ROMA 3-0 SHAKHTAR

Foto: B/R
Marash Kumbulla me portë të paprekur, pranë çerekfinales
11 March, 2021 @23:14
Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, ka qenë për 90-minuta në fushë sonte për Romën në përballje ndaj Shakhtarit ukrainas, derisa ekipi i tij ka shënuar fitore bindëse dhe me një këmbë është në çerekfinale të Europa Ligës.
Roma ka mposhtur Shakhtarin 3-0 [Pellegrini 23, El Shaaraëy 73, Mancini 77] për të bërë një hap të madh drejt kualifikimit tutje në garën e dytë më të rëndësishme të futbollit evropian.
Kumbulla në minutën e 55 të takimit ka marrë edhe karton të verdhë. Marashi pritet të jetë në listën e ftesave të selektorit të kuqezinjëve Edy Reja për ndeshjet e para të kombëtares përgjatë këtij muaji.