SISTEMI VAR
Gjyqtarët më të dalluar, këtë xhiro në VAR!
15 September, 2023 @14:22
Gjyqtarët më të dalluar të Superligës së Kosovës, emra që tashmë referojnë edhe ndeshje ndërkombëtare në gara të ndryshme të UEFA-së, këtë xhiro do të jenë prapa kamerave, në sistemin VAR.
Kështu, Genc Nuza, Dardan Çaka e Visar Kastrati ndër të tjera janë përcaktuar që përballjet e Superligës t’i gjykojnë nga kabina e VAR-it.
Nuza do të jetë kryesori i VAR-it në ndeshjen Feronikeli’74-Llapi, ndërsa Çaka në ndeshjen Gjilani-Malisheva. Njëjtë, por në ndeshjen Dukagjini-Ballkani do të jetë Visar Kastrati.
Gjyqtarët kryesorë të ndeshjeve të javës së pestë të Superligës.