PRISHTINË

Murat Bilge - ndihmës kryesor i Memunit te Prishtina
28 July, 2022 @0:36
Prishtina të mërkurën ka njoftuar se ka arritur marrëveshje që të sjell në shtabin teknik të skuadrës trajnerin e njohur turk të basketbollit, Murat Bilge.
Ky i fundit, që ka punuar te Besiktas për 7 vite dhe pas kësaj kaloi në elitë të Spanjës për tu bërë pjesë e shtabit teknik të Baskonias, ka ardhur si cilësi shtesë për rekord-kampionin e Kosovës.
Për më tepër, në njoftim Prishtina e ka quajtur kombimin të pa parë deri më tani në Kosovë dyshen Ekrem Memnun dhe Murat Bilge.
“Dyshja Memnun-Bilge, do të jenë nivel i pa parë deri më tani në Kosovë,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i bardhekaltërve.
Bilge 40-vjeçar, njihet si një trajner i vlerësuar analitik, ndërsa pas stinorëve të kaluar te Besiktasi te Baskonia ka qenë ndihmës i Dusko Ivanovicit, që fitoi titullin e katërt në histori të Baskonias!