MURIQI MERR "OK"
Muriqi pritet të debutojë ndaj Sampdorias
10 October, 2020 @19:52
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, pritet të debutojë fundjavën e ardhshme për ekipin e tij Lazio.
Pas stërvitjes së sotme në përballje miqësore me të rinjtë e skuadrës, Corriere dello Sport ka shkruar se Muriqi ka marrë “OK” nga Simone Inzaghi për debutim në përballjen e radhës të biancocelestëve.
Saktësisht, ky është përshkimi i gazetës.
“Bomberi kosovar nuk është ende në formë më të mirë, por do të jetë gati për ndeshjen e radhës ndaj Sampdorias.”
Sampdoria pret Lazion më 17 tetor 2020 në Marassi në përballjen që pritet të nis prej orës 18:00 në Xhenovë. Dueli i takon xhiros së katërt të Serie A-së, ndërsa sulmuesi kryesor i skuadrës romake Ciro Immobile nuk do të paraqitet në këtë ndeshje për shkak të kartonit të kuq të marrë në përballjen e fundit të ligës me lazialët.