THE MACHINE

Myles në kampin e Miami Heatit në G-League
15 September, 2021 @23:40
Fundori i natyralizuar i pëfaqësueses së Kosovës, Divine Myles, ka bërë një hap të madh në karrierën e tij.
Myles është ftuar në kampin e skuadrës Miami Heat në G-League.
Lajmin e konfirmoi Myles për TopSporti.com.
G-League është Liga ku me zhvillimin e lojtarëve, mund të depërtojnë edhe në NBA.
Divine Myles gjatë karrierës së tij ka luajtur te Sigal Prishtina dhe te skuadra e Prizrenit, derisa së fundi ishte pjesë e skuadrës franceze Chroale Roanne.