PLAY OFFS 18/19
NBA gati për Play Offin 2018/19
11 April, 2019 @11:15
Pas përfundimit të ndeshjeve sot në mëngjes, u caktuan të gjitha çiftet që do të garojnë në Play Offin 2018/19 në NBA.
Milwaukee Bucks e përfundoi stinorin e rregullt në maje të Lindjes, derisa në Perëndim Golden State Warriors.
Në këtë Play Off nuk do të jetë super ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James, pasi që skuadra e tij e perfundoi sezonin e rregullt në vendin e dhjetë.
Përballjet në Konferencën e Lindjes janë këto: Milwaukee Bucks - Detroit Pistons, Boston Celtics - Indiana Pacers, Philadelphia 76ers - Brooklyn Nets dhe Toronto Raptors - Orlando Magic.
Ndërsa në Konferencën Perëndimore: Golden State Warriors - Los Angeles Clippers, Houston Rockets - Utah Jazz, Portland Traild Blazers - Oklahoma City Thunder dhe Denver Nuggets - San Antonio Spurs.
Play Offi do të fillojë me dy ndeshje më 13 prill: Philadelphia - Brooklyn Nets (20:30) dhe Toronto Raptors - Orlando Magic (23:00).