IN MEMORIAM
Ndërron jetë kryetari i parë i FFK-së
10 October, 2020 @17:55
Sot në moshën 76 vjeçare, ka ndërruar jetë kryetari i parë i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Bytyqi.
Bytyqi udhëhoqi me futbollin kosovar në vitet më të vështira, atëherë kur të ishe kryetar duhej të ishe i guximshëm, për shkak të represionit serb.
Ai do të mbahet në mend si kryetar i parë i FFK-së pas pavarësimit të futbollit kosovar, ndërsa me ftesën e kryetarit gjithashtu të ndjerë, Fadil Vokrri, Bytyqi kishte qenë pjesë e delegacionit të Kosovës në Budapesht, kur Kosova u bë anëtare e UEFA-së.
Me rastin e ndarjes nga jeta të ish kryetarit të Lirisë dhe FFK-së, Agim Bytyqi, Federata e Futbollit të Kosovës, LRF e Prizrenit dhe KF Liria, mbajnë mbledhje komemorative, kushtuar figurës së të ndjerit, Agim Bytyqi.
Mbledhja, mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Prizren, në ora 15.00.
Në këtë ceremoni mortore pritet të marrin pjesë figura dhe gjenerata të ndryshme, që punuan dhe vepruan me të ndjerin nga mbarë Kosova e më gjerë.
Pas mbledhjes, vijon ceremonia e varrimit.
Bytyqi ka qenë udhëheqës i KF Liria i gjeneratës së artë të viteve 70-ta kur klubi nga Metohija iu ishte vendosur emri shqip, Liria.