PRISHTINA E RE - FERONIKELI
Ndeshja jetike për të dyja skuadrat
1 April, 2021 @10:57
Prishtina e Re me Feronikelin, sot takohen nga ora 17:30.
Kjo ndeshje është e rëndësishme për të dyja skuadrat, nëse dëshirojnë mbijetesën në Ligën e Parë.
Prishtina e Re me 3 fitore e 13 humbje gjendet në pozitën e tetë, kurse Feronikeli me 2 ndeshje më pak e me bilanc prej 3 fitoreve e 12 humbjeve gjendet në pozitën e fundit.