LAKERS - BUCKS

Drummond lëndohet në debutim, Bucks triumfon ndaj LAL
1 April, 2021 @9:00
Milwaukee Bucks e mposhti kampionin aktual Los Angeles Lakers me rezultat 97-112.
Te Bucks shkëlqeu lojtari Jrue Holiday me 28 pikë, 8 kërcime e 6 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Giannis Antetokounmpo me 25 pikë e 10 kërcime.
Në anën tjetër te Lakers, Andre Drummond debutoi te skuadra e re, por u lëndua në çerekun e tretë dhe u detyrua të largohet.
Lakers edhe në këtë ndeshje luajti pa super yjet LeBron James e Anthony Davis (për shkak të lëndimeve), derisa koshashënuesi më i mirë ishte Montrezl Harrell me 19 pikë.
Bukcs me 30 fitore e 17 humbje gjendet në pozitën e tretë në Konferencën Lindore, kurse Lakers me 30 fitore e 18 humbje është në pozitën e katërt në Konferencën Perëndimore.