PLAY OFF

Gjysmëfinalisti i parë dihet, kush do të jetë i dyti?
29 March, 2021 @20:33
Kanë mbetur edhe 2 xhiro deri në përfundimin e stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ponte Prizreni është skuadra e vetme që e siguroi gjysmëfinalen për Play Offin 2020/21.
Skuadra prizrenase tani do të luftojë për ta blinduar pozitën e parë aty ku gjendet momentalisht.
Prizreni në xhiron tjetër do të takohet me Bashkimin, kurse në xhiron e fundit me Trepçën.
Për Ponte Prizrenin kjo do të jetë hera e parë në histori të klubit që do të jetë në këtë fazë të Play Offit, derisa para dy stinorëve u eliminuan në çerekfinale të Play Offit kundër Rahovecit.
Në stinorin e kaluar ishte anuluar stinori për shkak të pandemisë.
Në dy xhirot e mbetura, Rahoveci dhe Ylli do të luftojnë për një vend në gjysmëfinale. Rahoveci do të përballet me Trepçën dhe Yllin, kurse Ylli me Pejën e Rahovecin.