JORDANCHO DAVITKOV

Ish-trajneri i Pejës, zyrtarizohet në ligën rumune
30 March, 2021 @14:03
Trajneri që për një periudhë të shkurtër të këtij viti drejtoi Pejën, Jordancho Davitkov, është zyrtarizuar mbrëmë si trajner i ri i ekipit rumun, Targu Jiu.
Davitkov, erdhi në Pejë për të zëvendësuar të larguarin Semsettin Bas dhe pas 7 xhirosh ia liroi vendin Dragan Radovicit.
Davitkov me Pejën arriti bilans 3 fitore e 4 humbje, derisa në Final 8 të Kupës u eliminua në çerekfinale nga Prishtina.
Maqedonasi ka nënshkruar me ekipin rumun deri në fund të stinorit.