EUROLEAGUE

Viti i gjashtë rresht në Play Off
31 March, 2021 @11:37
Skuadra e Fenerbahçes, duke e mposhtur Bayern Munich me rezultat 68-77, e siguroi Play Offin në Euroleague.
Me 21 pikë, Nando de Colo ishte koshashënuesi më i mirë te Feneri, derisa u ndihmua edhe nga Marko Guduric me 18 pikë e Jan Vesely me 15 pikë të tjera.
Te Bayern Munich u dallua Wade Baldwin me 20 pikë e 8 kërcime.
Fenerbahçe stinorin nuk e nisi mirë në Euroleague, derisa më vonë erdhi këndellja dhe tani do të garojnë në Play Off, për të gjashtën herë rresht.