GRIZZLIES - JAZZ

Fitorja e 7 rresht për Utah Jazz
1 April, 2021 @9:07
Po vazhdon forma e mirë e skuadrës Utah Jazz.
Jazz fitoren e shtatë rresht e regjistroi duke e mposhtur Memphis Grizzlies me rezultat 107-111.
Mike Conley ishte më i miri te Utah. Ai kundër ish-skuadrës së tij luajti me 26 pikë, 7 asistime e 4 kërcime, kurse te Memphis nuk mjaftuan 36 pikët e 7 asistimet e Ja Morantit për fitore.
Jazz me 36 fitore e 11 humbje gjendet në krye të Perëndimit, kurse Grizzlies është duke luftuar për një pozitë të Play Offit, dhe gjenden në pozitën e 10 me 22 fitore e 23 humbje.