ORL-OKC
Ndeshja me dy vazhdime, e Oklahomës
31 October, 2015 @11:34
Të pranishmit në Amway Center, përjetuan plotë emocione në duelin Orlando Magic - Oklahoma City Thunder.
Orlando, në çerekun e fundit, e kishte krijuar një epërsi prej 9 pikëve, këtë epërsi e shkriu “rrufeja”, ku me anë të treshes së Kevin Durantit, u barazua rezultati, vendasit e kishin rastin për ta fituar ndeshjen dhe Oladipo e shftyrëzoi këtë dhe shënoi tre sekonda para përfundimit për të kaluar tre pikë epërsi në ndeshje.
Të gjithë menduan se ndeshja përfundoi, fitorja mbeti në Florida, por Russell Westbrook shutoi prej gati gjysmës së palestrës dhe shënoi për ta barazuar rezultatin, e për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.
Edhe në vazhdimin e parë të ndeshjes, Victor Oladipo, arriti të shënojë në fund për vazhdimin e dytë të ndeshjes, por tek pesëminutëshi i dytë nuk arritën ta ndalin Oklahomën ku doli fitues nga dueli me rezultat 139-136.
Russell Westbrook dhe Kevin Durant, ishin të pakapshëm, ku dyshja fantastike së bashku shënoi 91 pikë, (Westbrook 48, Durant 43), derisa Westbrooku ishte larg triple-double, vetëm dy asistime i cili i rrëmbeu edhe 11 topa në kërcime.
Tek vendasit, Tobias Harris u dallua me 30 pikë e 9 kërcime, që shërbyen vetëm për statistika personale.
Video
Russell Wetbrook
Kevin Durant
FAKT:
Pas dyshes legjendare, Jordan-Pippen, dyshja Westbrook-Durant bëhet e para që shënon mbi 40 pikë secili në një ndeshje. |