Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI vs DRITA

Ndeshja vendimtare për Superligë

Ndeshja vendimtare për Superligë


29 April, 2016 @11:39

Dy skuadrat më të mira të ligës së parë në basketboll, Rahoveci dhe Drita, do të përballen nesër, për herë të fundit në këtë stinor.

Fituesi në këtë duel, do të inkuadrohet në Superligë, në stinorin 2016/17.

Rahoveci, e kishte fituar ndeshjen e parë të serisë me rezultat 65-61.

Derisa në ndeshjen e dytë, Drita e barazoi serinë finale duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 79-65, ku kjo ishte humbja e parë e Rahovecit gjatë tërë stinorit 2015/16.

SKEMA E PLAY OFFIT

Ndeshja e fundit e serisë finale, do të luhet nesër me 30 prill, takimi fillon në ora 19.

Në Superligë kualifikohet ekipi që i arrin dy fitore. Rahoveci për shkak të ecurisë perfekte gjatë stinorit të rregullt ka përparësinë e terrenit vendas në serinë finale dhe pas barazimit në seri 1-1, në ndeshjen vendimtare, Rahoveci, që po drejtohet me sukses nga Valentin Spaqi, është vendas.


 
Të gjitha lajmet nga