Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MARINOV - PAS NDESHJES

Ndeshje mentale

Ndeshje mentale


21 April, 2016 @9:31

Basketbollisti bullgar i Sigal Prishtinës, Stanimir Marinov, ka pasur punë të madhe në mbrojtje. Ai ka qëndruar për 26 minuta në lojë, ndërsa ka pasur detyrë ndaljen e lojtarit më të rrezikshëm të Mornarit, Lamont Jones.

Sidoqoftë, Marinov ka thënë se ka fituar mendësia në këtë ndeshje.

“Ka qenë më shumë ndeshje mentale. Ka qenë e qartë që para duelit të fundit se ai që futet më kthjellët në këtë takim e fiton atë. Ne nuk e fituam ndeshjen, por ruajtëm epërsinë e krijuar nga ndeshja e parë,” ka thënë Stanimir Marinov pas fitores, shkruan faqja zyrtare e BIBL sot.

“Kur ata ishin 13 pikë epërsi ka qenë ai moment psikik kur është dashur të reagojmë ne. Këtu shihet cili ekip ka zemër më të madhe. Ata ishin më nervoz se ne dhe dështuan në disa tentime për treshe me radhë. Ne në anën tjetër nuk arritëm t’i kapin disa kërcime gjatë sulmeve të tyre, por në përgjithësi jemi mbajtur mirë. Ky është basketbolli,” ka thënë në fund të deklaratës së tij pas triumfit, Marinov.

Stanimir Marinov është njëri ndër lojtarët paktë të huaj të Sigal Prishtinës që ka arritur të durojë tërë stinorin në ekip.

Marinov ka përfunduar ndeshjen me 6 pikë, 3 kërcime dhe 3 topa të vjedhur.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League