KENAN SPAHI
Ndikimi i Obradovicit!
22 September, 2013 @18:01
Supertalenti nga Kosova, Kenan Spahi, ka marrë pjesë në ndeshjen All-Star për grupmoshat nën 18 vjeç, e cila ishte organizuar në kuadër të Eurobasket 2013.
Spahi në këtë ndeshje u paraqit në pesëshen e parë për ekipin e kaltër, derisa në fund doli të jetë njëri prej më të dalluarve të këtij takimi me 4 pikë, 4 kërcime dhe 6 asistime.
Pas ndeshjes basketbollisti i lindur në Prishtinë përveç se u shpreh që ishte shumë i lumtur për pjesëmarrjen e tij në një organizim të tillë, nuk hezitoi të flas as për transferimin e tij te gjiganti turk, Fenerbahçe Ulker.
“Këtu gjërat me të vërtetë janë duke shkuar shumë më mirë se që kam pritur. FIBA Europe është duke i dhënë shumë rëndësi këtij organizimi. Katër trajnerët më të mirë të zgjedhur nëpër seminare, me të cilët i kemi bërë dy stërvitje, janë duke treguar kujdes të veçantë për ne,” tha Spahi ekskluzivisht për NTV Spor.
Ndër tjerash, basketbollisti 18 vjeçar i cili stinorin e fundit luajti për ekipin turk Tofas, foli edhe për transferimin e tij te skuadra nga Stambolli, Fenerbahçe Ulker.
“Në ditët e fundit të afatit kalimtar u qartësua transferimi im në Fenerbahçe. Pas stërvitjes me kombëtaren turke, bisedova me Zjelko Obradovicin (trajneri i Fenerbahçes). Ai më tha se është i gatshëm që të më jap minutazh dhe kjo do të caktohet nga performanca ime. Ishte një bisedë shumë e shkurtër dhe kjo bisedë kishte ndikim të madh në vendimin tim për transferim.”
“Obradovic ndikoi në vendimin tim, por gjithashtu jam edhe shumë entuziast që do të luajë në një klub të madh. Këtë stinor do të punojë shumë për ta zhvilluar veten dhe për t’i përmbushur pritjet e klubit verdhë e kaltër”.
Video
Asisti më i mirë i ndeshjes All Star U18 ─ nga Kenan Spahi