EUROBASKET 2013
Finalistja e parë, Lituania
20 September, 2013 @20:07
Kroacia, e cila erdhi në gjysmëfinale me tetë fitore radhazi, u ndalë nga Lituania.
Loja e shpejtë e lituanezëve, ndikoi shumë, ku në çerekun e tretë e krijuan një epërsi të rehatshme.
Epërsia e krijuar lituaneze ndikoi negativisht tek kroatët, të cilët nxitonin për të shënuar, por saktësia e gjuajtjeve nga vija e treshit ishte katastrofale.
Nxënësit e Jasmin Repesës shënuan vetëm tre herë nga 20 tentime, me saktësi 15% që çoi në humbje të sigurtë Kroacinë.
Sidoqoftë, tek Lituania shkëlqyen lojtarët si Jonas Maciulis me 23, Linas Kleiza 22 dhe Mantas Kalnietis me 18 pikë. Te kroatët përsëri më i miri në skenë ishte Bojan Bogdanovic me 15 pikë, të cilat nuk mjaftuan për fitoren e radhës.
Lituania në finale do të përballet me fituesin nga dueli Spanja-Franca, ndërsa Kroacia do të luftojë për medaljen e bronztë me humbësin e po të njejtit duel.