EUROBASKET 2013
Në gjysmëfinale pas 18 vitesh
20 September, 2013 @1:31
Kroatët, për gjysmëfinale të Kampionatit Europian, kanë pritur 18 vite. Këtë e arritën kundër Ukrainës mbrëmë, duke i mposhtur me rezultat 84-72.
Loja kolektive e skuadrës së trajnerit, Jasmin Repesa, po e sjellë me vete edhe suksesin. Kroatët në mënyrë ekipore, luajtën me 22 asistime, më i miri tek ata, ishte Krunoslav Simon me 23 pikë të shënuara, ku u dallua edhe Bogdanovici me 14 sosh.
Ndërsa në anën tjetër, basketbollisti me prejardhje nga Amerika, Eugene Jeter, me 19 pikë, nuk arriti të bëj më shumë për ukrainasit, pasi që kundërshtarin e kishin në top formë.
Kroacia në gjysmëfinale do të përballet me Lituaninë, ndërsa Ukraina do të luftojë për vendin e pestë me Italinë, ku kundërshtari i tyre do të jetë nikoqirja Sllovenia, skuadra e cila pëson humbje nga ky duel i fundit, do të përballet me Serbinë për vendinë e shtatë.
Video
Kroacia-Ukraina