BALKAN LEAGUE
Tolerancë zero për tifozët
20 September, 2013 @12:26
Shay Shtriks, drejtori sportiv i Balkan League, në konferencën e mbajtur sot për shtyp të thirrur në nga Federata e Basketbollit të Kosovës, në dukje ishte ndarë i kënaqur nga organizimi i ndeshjes së Superkupës, ku Sigal Prishtina mposhti Pejën.
Mirëpo ai pati një porosi të rëndë për tifozët, të cilët ranë nga provimi ndërkombëtar mbrëmë.
“Në Balkan League, jam i sigurtë se nuk do të ketë probleme të tilla, ngase për sjellje të tilla toleranca është zero,” tha Shtriks mes tjerash, duke bërë të ditur që një gabim i vogël i cilësdo tifozëri në ndeshje do të ndëshkohet tepër rëndë.
Në fund ai ka premtuar ndihmë dhe punë të vazhdueshme me FBK-në drejt avancimit, organizimit dhe popullaritetit të basketbollit në vendin tonë.