MIROSLAV DAMJANOVIC
Ne ende kemi shpresa
13 April, 2016 @12:08
Sigal Prishtina, në ndeshjen e parë të finales së Ballkan Leagues, e mposhti Mornar Barin, me 14 pikë epërsi, por kapiteni i skuadrës nga Tivari, Miroslav Damjanovic, deklaroi se ende kanë shpresa për titull.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, gjithmonë është e vështirë për të luajtur në Prishtinë, ne humbëm, por ne ende shpresojmë se do të fitojmë në ndeshjen e dytë.”
“Ishim në një situatë të ngjajshëm me Kozuvin dhe kemi ditur ta menaxhojmë për t’u kualifikuar në finale. Ne do të provojmë t’a bëjmë të njejtin gjë”.
Ndeshja e dytë e finales, do të luhet me 20 prill në Tivar.