GOLDEN STATE
Në krye të luftëtarëve, Steve Kerr
15 May, 2014 @22:23
Pas shkarkimit të trajnerit Mark Jackson, skuadra Golden State Warriors nuk kërkoi shumë për ta gjetur zëvendësimin e tij.
“Luftëtarët” e Golden State-it, arritën marrëveshje me Steve Kerrin, i cili ishte shumë afër që të kalojë te New York Knicks.
Megjithatë Kerr, nënshkroi një kontratë pesë vjeçare me GSW, ku do të fitojë 25 milion dollarë deri në fund të saj. Steve Kerr, për herë të parë do të jetë, në krye të një skuadreje si trajner.
Ai gjatë karrierës së tij si baskebollist, ka fituar pesë tituj dhe mbetet të shihet se a do të arrijë të njejtën gjë, ta bëj edhe si trajner.