Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CLIPPERS - MAVS

Në ndeshjen historike, Dallas deklason Clippersat

FOTO / NBA

Në ndeshjen historike, Dallas deklason Clippersat


28 December, 2020 @9:33

Dallas Mavericks me dominim total i mposhti Los Angeles Clippersat me rezultat 73-124.

Mungesën e Kawhi Leonardit te Clippersat, lojtarët e Dallasit e shfrytëzuan maksimalisht. Pjesa e parë përfundoi me 50 pikë epërsi në të mirë të Mavsit me rezultat 77-27, derisa ishte epërsia më e madhe në histori të NBA-së pas pjesës së parë.

Luka Doncic shkëlqeu te Dallasi me 24 pikë, 9 kërcime e 8 asistime, kurse në anën tjetër te Clippers u dallua Paul George me 15 pikë.

Kjo ishte fitorja e parë e Mavericksit pas 3 ndeshjeve të zhvilluara, kurse humbja e parë e Clippersave pas 2 fitoreve rresht.


 
Të gjitha lajmet nga