Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EKSKLUZIVE: NAJEE WHITE

Në pranverë hapim rrugën për Play-Off!

Në pranverë hapim rrugën për Play-Off!


24 December, 2014 @10:28

Njëri ndër yjet e Yllit, u bë edhe amerikani Najee White - që erdhi në fillim të stinorit te ekipi i ritkthyer në Superligë. 

Gjiganti 204 centimetërsh shumë shpejtë u akomodua në Suharekë dhe në fund të stinorit Ylli përfundoi në pozitën e pestë të klasifikimit duke e kaluar Vëllaznimin në tabelë. 

“Nëse më duhet të përshkruaj shkurt këtë stinor, mund të them se jam rehatuar mirë te Ylli si ekip dhe me trajnerin. Trajneri (Agron Berisha v.j.) më mëson gjëra të reja, që me të vërtetë më ndihmojnë në lojë. Ndërsa besimi i bashkëlojtarëve te unë, si dhe i trajnerit, më ndihmon që të bëhem edhe më i mirë,” ka thënë fillimisht amerikani 24 vjeçar. 

Në Kosovë luhet basketboll agresiv

Para se të vinte në Kosovë, ai as që e kishte idenë se si do të ishte basketbolli në përgjithësi këtu, por tani e ka të qartë. 

“Kur arrita në Kosovë, nuk kisha shumë njohuri për ligën dhe vendin. Nuk dija as çka po më pret. Mirëpo, pasi që luajta këtu, e vërejta se kjo është një ligë me basketboll agresiv,” shtoi White më tutje. 

Do të luftojmë me secilin ekip

Në përgjithësi, pasi që tashmë kaluan 14 xhiro dhe përfundoi pjesa e parë e stinorit në Superligë, si do ta përshkruanit Superligën me Yllin? 

“Mendoj se tani luajmë shumë mirë sesa në fillim të stinorit. I humbën disa ndeshje me gabime të vogla. Çdo ekip tjetër duket se ka më shumë përvojë se ekipi ynë, por po e ndiej se me kohë ne po bëhemi më të mirë si ekip dhe tashmë po mund të luftojmë me secilin ekip në ligë,” është shprehur alo-qendra. 

Duhet t’ia hapim vetes rrugën për Play-Off

Pjesa e dytë e stinorit?! 

“Jemi në moment të mirë si ekip dhe nëse vazhdojmë të punojmë shumë dhe t’i përmirësojmë disa gabime, ne do t’i shkaktojmë telashe edhe ekipeve tjera, ndërsa do t’i hapim vetes rrugën për Play-Off,” parashikon White. 

White ka pasur një mesatare të hatashme te ekipi nga Suhareka. Amerikani ka regjistruar statistikë prej 20.9 pikëve për ndeshje, pastaj 12.3 kërcimeve si dhe 1.7 asistime. 

Ylli ka përfunduar stinorin vjeshtor në pozitën e pestë me bilanc 5-9, ndërsa një fitore ndaj Trepçës i ka motivuar së tepërmi ata që të shohin me optimizëm të madh drejt pjesës pranverore të Superligës.


 
Të gjitha lajmet nga