SIGAL PRISHTINA
Në rrugë për Gjevgjeli
9 December, 2013 @12:57
Sigal Prishtina pas ‘stërvitjes’ me Kastriotin të shtunën që shkoi sot është nisur për në Maqedoni, ku do të takohet me Kozuvin e Gjevgjelisë në kuadër të ligës ballkanike.
Prishtinasit kanë paralajmëruar rikthimin e të suspenduarit Alban Veseli në ekip dhe tashmë kanë shpallur basketbollistët të cilët - janë në rrugë.
Edmond Azemi, Kendrick Jones, Leonard Mekaj, Fisnik Rugova, Alban Veseli, Tay Waller, Dardan Berisha, Muhamed Hasani, Aurimas Kieza, K’Zell Wesson, Blerim Mazreku dhe Kreshnik Juniku është ekipi prishtinas që është nisur për në mysafirllëkun e radhës të Sigal Prishtinës.
Kozuvi nuk është ndonjë nikoqir tejet i vështirë, pasi që ata janë mposhtur në shtëpi nga ekipet si Balkan Botevgrad dhe pastaj Galil Gilboa.
Sidoqoftë ata me lojë të mirë si mysafir kanë arritur që të ruajnë bilancin 4-2 dhe të jenë te grupi kryesues i Balkan League duke pasur pikë të njejta me Sigal Prishtinën dhe vetëm falë koshaverazhit janë nën atë.
Sigal Prishtina do ta ketë rastin që nesër mbrëma në ndeshjen që fillon prej orës 19:00 të mposht Kozuvin dhe t’i kthehet fitoreve në ligën ballkanike si dhe të luftojë për kreun e tabelës.
Tabela aktuale dhe ndeshjet e radhës.