BASHKIMI-TREPÇA
Tifozi bie nga tribuna dhe shpëton pa lëndim
9 December, 2013 @11:38
Pasi që tifozët e Bashkimit iu kthyen palestrës dhe tifozllëkut mbrëmë në ndeshjen Bashkimi-Trepça, ku ekipi i tyre u mposht nga mitrovicasit ka ndodhur një ngjarje mjaft tronditëse, por që për fat të mirë ka kaluar “pa therrë në këmbë” për tifozin.
Në fakt gjatë çerekut të fundit të ndeshjes, njëri ndër kryetifozët e Bashkimit, duke udhëhequr tifozërinë ka rënë nga pjesa e tribunës ku qëndrojnë zakonisht Arpaxhikët, diku afro 7-8 metra.
Pasoi intervenimi i shpejtë i mjekëve të të dyja klubeve, pas së cilëve arriti edhe emergjenca, edhe pse për fat të mirë - djaloshit nuk i kishte ndodhur asnjë lëndim!
“Mjekët nuk besuan që kam shpëtuar vetëm me përplasje dhe pa asnjë lëndim tjetër. Më thanë nuk ka gjasa që të bie nga aty e të shpëtoj kështu. Kam shpëtuar vetëm falë Zotit. Mi shkruan disa barëra dhe aq, jam mirë,” ka thënë ai, për Borozani.com
Gjyqtarët e ndeshjes bile kanë ndërprerë takimin derisa tifozi u bart nga shërbimi mjekësor.