KOBE BRYANT
Kthehet me humbje
9 December, 2013 @11:58
Momenti më i pritur nga tifozët e Los Angeles Lakersit, dje u realizua në ndeshjen kundër Torontos me rikthimin e super yllit Kobe Bryant.
Kobe në ndeshjen e parë të tij në këtë stinor, luajti me nëntë pikë, tetë kërcime e katër asistime dhe qëndroi në parket 28 minuta, por nuk mjaftoi për fitore.
Ndërsa në anën tjetër te ekipi kanadez, Amir Johnson luajti me 32 pikë e 10 kërcime, që ishte edhe më meritori në fitoren e Torontos.
Edhepse skuadra Lakers pësoi humbje, tifozët më shumë ishin të interesuar për rikthimin e legjendës Bryant, të cilët besojnë shumë tek ai.
Video
Rikthimi i Bryantit