PEJA VENDOS

Foto: KB Peja/ Facebook
Nelson, Smith e Petkovic - largohen
20 February, 2015 @8:16
Treshja e basketbollistëve të huaj që u përfol për largim nga ekipi verdhezi, është larguar pas mbledhjes së shtabit teknik mbrëmë.
Amerikanët Jaleel Nelson dhe Chris Smith si dhe kroati Luka Petkovic, janë basketbollistët të cilët të cilët do të largohen nga Peja, derisa për të mbetur verdhezi janë treguar katërshja: Jozo Brkic, Mario Austin, Nic Wise (ende pa debutim) dhe Janou Rubin.
Njoftimin për largimin e treshes e ka bërë të ditur kreu i ekipit pejan, Art Gashi, në një prononcim për Kohën Ditore sot ka transmetuar gazeta.