TRAJNERI I RI I RAHOVECIT
Neven Plantak i kthehet Superligës
20 June, 2019 @13:40
Trajneri i njohur kroat, Neven Plantak, i është kthyer Superligës së Kosovës në basketboll.
Pas dy periudhave të kaluara si trajner te Trepça e Mitrovicës, Plantak është zyrtarizuar sot si trajner i ri i vreshtarëve të Rahovecit.
“Rahoveci ka nënshkuar kontratë një vjeçare me trajnerin kroat, Neven Plantak, ndërsa punën do t’ia nis nga gushti 2019,” ka bërë të ditur ndër të tjera njoftimi zyrtar i klubit nënkampion të Kosovës.
Plantak 56 vjeç përgjatë karrierës së tij si trajner përveç Trepçës ka drejtuar edhe skuadra si Siroki, Slavonski Brod, Zara, Alkar e Vllaznia e Shkodrës.
Rahoveci stinorin e kaluar e përfundoi me arritje historike, duke përfunduar si nënkampion i Kosovës dhe finalist i Kupës së Kosovës.
Ekipin në stinorin e kaluar e drejtoi pejani Bujar Loci, që u nda me klubin ditë më parë.