VAZHDIME KONTRATASH
Hajdari dhe Janjeva vazhdojnë me Feronikelin
16 June, 2019 @22:00
Dy basketbollistë me përvojë nga Superliga, që në sezonin e fundit kontribuuan në ngjitjen historike të Feronikelit në Superligë të basketbollit, janë zyrtarizuar sot nga ekipi në fjalë për vazhdim të kontratës.
Pejani Arti Hajdari, ka vazhduar marrëveshjen me ekipin e Feronikelit edhe për një stinor, njëjtë sikurse edhe Muhamedali Janjeva.
Hajdari ka qenë më parë lojtar i Pejës, ndërsa Janjeva i Prishtinës. Dyshja, është pjesë e reprezentacionit senior të Kosovës në basketboll.