Të gjitha lajmet

END OF SERIES

Ndërprehet dinastia e GSW, NBA ka kampion të ri dhe historik!

Ndërprehet dinastia e GSW, NBA ka kampion të ri dhe historik!

14 June, 2019 @8:41

Toronto Raptors mposhti mbrojtësin e titullit të kampionit të NBAs, Golden State Warriors në ndeshjen e gjashtë të serisë finale me rezultat 114-110 dhe me 4-2 në seri, u bë kampione për herë të parë në histori të klubit.

Raptors për herë të parë arritën në një finale të madhe të NBA-së në histori të klubit dhe këtë rast nuk e çuan kot! E shfrytëzuan çdo mundësi që kishin dhe e fituan serinë - për të festuar ende në qytetin më të populluar të Kanadasë.

“Një 12 mujorsh i çmendur,” ka thënë trajneri i Raptors Nick Nurse, pas triumfit historik.

Kawhi Leonard u bë MVP i finaleve me mesatare 28.5 pikë për ndeshje.

Toronto Raptors Champions

“Për këtë luajmë basketboll! Për këtë punojmë shumë,” ka thënë Leonard duke festuar titullin kampion.

Leonard është bërë lojtari i parë që është bërë MVP i finaleve me ekip të Konferencës Lindore dhe Perëndimore.

E Raports kanë pasur më shumë thellësi në ekip (në aspektin e lojtarëve), më shumë atletizëm, por edhe më shumë shëndet - gjë që askush s’e ka imagjinuar në fillim të finaleve të NBAs.

PLAYOFF SKEMA

E ekipi i Torontos i shfrytëzoi të gjitha këto - bashkë me shëndëtin - për të mbyllur Oracle Arenan dhe dy herë mbrojtësin e titullit me 114-110.

Tash e tutje Warriors do të luajë në Chase Center të San Franciscos.

Toronto Raptors Champions

Me nga 26 pikë në duelin që doli të jetë final, më efikasit kanë qenë Kyle Lowry dhe Pascal Siakam. Ky i fundit regjistroi edhe 10 kërcime. Kawhi luajti me 22 pikë, 6 kërcime e 3 asistime, dersisa 22 pikë tjera shtoi Fred VanVleet.

Te tashmë ish kampioni, Steph Curry u ndal në 21 pikë, ndërsa lojtari më i mirë i mbrëmjes për ta, Klay Thompson u lëndua në çerek të tretë, që ndërroi edhe kahjen e lojës. Deri atëherë, Klay shënoi 30 pikë!

Në fakt Curry kishte mundësi të barazojë serinë duke shutuar për tre pikë pranë rezultatit 111-110. Nuk shënoi! E Leonard në anën tjetër vulosi fitoren për titull historik.

Leonard bëhëet kështu lojtar që i pren dinastitë! Një kohë kishte ndërprerë Miami Heatin në rrugë për titullin e tretë. E tash, Golden State Warriorsin.

PLAYOFF SKEMA

Raptors bëhet ekipi i parë kanadez që fiton një titull madhor të Amerikës Veriore në secilin sport, pas Toronto Blue Jays, që kishin fituar titullin në bejsboll në vitin 1993.

 


 

PRISHTINA

Prishtina zyrtarizon përfocimin e parë

9 August, 2019 @23:08

Kampionia e Superligës së Kosovës në basketboll, Prishtina, pak më parë e zyrtarizoi përforcimin e parë për stinorin 2019/20. Bëhet…

CITY

Pep zbulon se sa do të mungojë Sane

9 August, 2019 @17:06

Leroy Sane pritet të mungojë rreth gjashtë ose shtatë muaj pasi që pësoi lendim të gjurit. 23 vjeçari, krisi ligamentin…

ARRIHET MARRËVESHJA

Gjykatësi vendos për ditët e LaLigas

9 August, 2019 @17:02

La Liga dhe Federata e Futbollit e Spanjës kanë arritur marrëveshje përfundimtare sa i përket orarit të ndeshjeve për sezonin…

DANEZI

Edhe Schone largohet nga Ajaxi

9 August, 2019 @16:56

Transferi më i ri i ekipit të Genoa, Lasse Schone është zyrtarizuar gjatë dites së sotme. Për ekipin e…

RIKTHIM NË SUPERIORE

Ish mbrojtësi i kombëtares dhe Skënderbeut, te Tirana

9 August, 2019 @15:46

Futbollisti me përvojë, që së fundi luajti si mbrojtës te Skënderbeu i Korçës, Kristi Vangjeli, është zytarizuar sot si lojtar…

Të gjitha lajmet nga