FINAL SERIES: RAPTORS vs WARRIORS
Dramë deri në fund, seria vazhdon, Durant përsëri lëndohet
11 June, 2019 @8:58
Nuk ka fitues në serinë finale të NBA-së ende, derisa Golden State Warriors mori triumf dramatik sot ndaj Toronto Raptorsit për të ulur epërsinë e kampionëve të Lindjes në 3-2.
Ndeshja përfundoi me rezultat 106-105 në të mirë të kampionëve aktual të NBA-së, derisa Golden State s’po dorëzohet në luftë për titull.
Kevin Durant iu rikthye ekipit, derisa luajti vetëm 12 minuta pasi që u lëndua përsëri. Steph Curry me 31 pikë, 7 asistime e 8 kërcime ishte më efikasi te Warriors, kurse Durant në aq pak minuta shënoi 11 pikë e 2 kërcime. Klay Thompson kreu ndeshjen me 26 pikë e 4 asistime.
Në minutën e fundit të ndeshjes drama shkoi deri në gjuajtjen e fundit të ndeshjes. Toronto Raptors nuk shënoi pikë fare në minutën e fundit, derisa në sekondën e fundit Kyle Lowry kishte mundësinë që me qëllim të treshes, t’ia sillte titullin ekipit.
Ndeshja e gjashtë e serisë në Oqeanin Paqësor, të premten më 14 qershor në ora 03:00 të mëngjesit. Nëse Golden State Warriors fiton, seria barazohet në 3-3 dhe superfinalja vendimtare luhet në Toronto, më 17 qershor në ora 02 të mëngjesit, në të kundërtën, do të kemi për herë të parë kampion Toronton.