Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EKIPI PRIZRENAS ME 2 FITORE SI MYSAFIR SIGURON FINALEN!

NewBasket në finale të playoffit!

Foto: FBK

NewBasket në finale të playoffit!


22 March, 2024 @23:17

Në një ndeshje interesante dhe mjaft të luftuar ekipi prizrenas NewBasket ka arritur të sigurojë finalen e madhe të playoffit të Ligës së Parë të Kosovës në basketboll dhe të shpresojë për Superligë në edicionin tjetër.

NewBasket ka fituar në ndeshjen vendimtare ekipin e Kosovarit si mysafir me rezultat 78-84 për të mbyllur serinë me 1-2 dhe për të marrë biletën për finale, ku i pret Bora - që është ekip i pamposhtur këtë stinor në Ligë të Parë.

Kosovari ka pasur epërsinë 63-61 7.04 minuta para fundit të ndeshjes, ndërsa pas kësaj ekipi prizrenas me pikët e Rinol Gashit ka dalë në epërsi dhe më tutje nuk i dha mundësinë vendasve që të bëjnë më shumë.

PLAYOFF SKEMA

Rinoli kreu lojën me 17 pikë, ndërsa Rilind Krasniqi dha 28 pikë në fitoren e madhe të ekipit. Hajriz Hazeri luajti pa pushim duke shënuar 14 pikë dhe duke bërë 7 asistime në fitoren e ekipit të drejtuar nga Tuncay Bostanci.

Te Kosovari kësaj radhe nuk mjaftuan pikët e Orges Shatrit dhe të Arti Islamajt. Shatri luajti me 23 pikë e 11 kërcime, ndërsa Islamaj bëri 9 kërcime krahas 22 pikëve të shënuara. Kujtojmë, Kosovari këtë stinor erdhi nga Liga e Dytë dhe vetë arritja në këtë fazë të garave është sukses i madh për ekipin nga Bardhi i Madh pranë Prishtinës.

NewBasket në finale do të ketë duel të vështirë ndaj Borës së pamposhtur deri tash. Bora do të ketë epërsinë e terrenit vendas në serinë finale. Fituesi i finales do të sigurojë Superligën 2024/25 ndërsa humbësi i finales do të ketë edhe një mundësi për Superligë përmes ndeshjeve të playoutit ku i pret KB Prizreni (i shtati në Superligë).


 
Të gjitha lajmet nga