PREJ INFORMATORIT TË FINALES
Nga ndeshja e parë, dënimet vetëm për GT
15 May, 2018 @11:02
Informatori i fundit i Superligës, lidhur me ndeshjen e parë të serisë finale të PlayOffit, ku Bashkimi mposhti Sigal Prishtinën si mysafir, ka bërë të ditur se si Vendime janë marrë vetëm disa dënime për gabime teknike, derisa pjesa më e madhe e ndeshjes ka qenë korrekte.
Te vendasit, për sjellje josportive të bankës është ndëshkuar trajneri Andin Rashica me 75 euro, ndërsa për gabim teknik (të përsëritur) kroati Filip Bundovic me 100 euro.
Te Bashkimi, vetëm trajneri Dragan Radovic ka marrë teknike, me dënim prej 150 eurove (për shkak se është e përsëritur).
Ndeshja e radhës zhvillohet në Prizren. Bashkimi ka epërsi 1-0 ndaj Prishtinës. Kampion shpallet ekipi që arrin 3 fitore së pari. Ndeshjet e serisë zhvillohen në sistemin vajtje-ardhje.