GAME 1: ROCKETS - WARRIORS
Harden 41 - 37 Durant, kampioni 1-0
15 May, 2018 @8:30
Ndeshja e mëngjesit të sotëm ka treguar se pse Golden State Warriors nuk bën që asnjëherë të jetë i nënçmuar dhe t’i mirret epiteti i favoritit.
Në një ndeshje ku Houston Rockets u pa si favorit, ndeshja e parë finale e Konferencës Perëndimore, i takoi Warriorsëve të cilët në saje të eksplozivitetit të Kevin Durantit fituan me 13 pikë dallim duelin e parë, si mysafir, 119-106.
“Ai është njëri nga shuterët më të mirë të të gjitha kohërave,” ka thënë pas ndeshjes Mike D’Antoni, trajner i Rocketsave, që flet mjaft për dallimin në ndeshje.
Durant në 40 minuta lojë shënoi 37 pikë, dhe shënoi 50% të trepikësheve të cilat i tentoi. Klay Thompson shtoi 28 pikë, ndërsa Steph Curry dha 18 pikë e 8 asistime në fitore.
Në anën tjetër, 41 pikët e James Hardenit dhe 23 të tjera të Chris Paulit nuk mjaftuan për të fituar ndeshjen e parë të serisë finale të Konferencës nga ane e raketavë në vend të vetin.
Në ndeshjen e dytë të serisë, Rockets janë përsëri vendas.