MALISHEVË

Avdulli e Hajdari u zyrtarizuan sot si lojtar të ri të KF Malishevës
Nga Ulpiana e Gjilani, Malisheva prezanton përforcimet
22 June, 2022 @23:11
Malisheva, skuadra që debutoi në stinorin e kaluar në Superligë të Kosovës dhe mbijetoi falë barazhit aty, ka prezantuar sot përforcimet e saja për stinorin 22/23.
Sulmuesi i krahut Fiton Hajdari, që ka përvojë të madhe në Superligë pas ndarjes me Gjilanin ka nënshkuar me ekipin e Malishevës.
Ndërsa futbollisti i krahut të majtë, Qlirim Avdulli, gjithashtu është bërë anëtar i ri i ekipit të Malishevës, derisa së fundi ka luajtur për Ulpianën.
Derisa Hajdari është 30-vjeçar dhe luan në krah të sulmit dhe ka përvojë, Avdulli 23-vjeçar duket të jetë potencial për futbollin vendor, ndërsa ka pasur 28 paraqitje me Ulpianën në Superligë në sitnorin e kaluar.
Malisheva edhe në stinorin e radhës do të jetë në luftë për një pozitë në mes të tabelës së Superligës.