TRAJNER I KOZUVIT, DRAGAN NIKOLIC
Nikolic: E përgëzoj Pejën, luajtëm me të rinjtë
30 November, 2016 @9:05
Trajneri i Karpos Sokolit ka thënë se ekipi i tij u mundua mjaft, por këtë lojë nuk kanë pritur edhe më shumë pasi i kanë dhënë rastin të rinjve.
“Nuk i kemi pasur disa nga lojtarët kryesorë, kështu i kemi dhënë rastin të rinjve. Peja luajti mirë dhe ka ekip të fortë,” ka thënë Dragan Nikolic, trajner i ri i ekipit shkupjan.
“Për ekipin tonë është më e rëndësishme ABA liga prandaj këtu po i japim të rinjve përvojë. Jam i kënaqur me ekipin,” ka thënë Nikolic pas ndeshjes.
Karpos Sokoli pas 6 ndeshjeve në Grupin B, ka 1 fitore të vetme dhe 5 humbje. Ekipi maqedon në BIBL luan sa për t’i mësuar të rinjtë e ekipit për ndeshje ndërkombëtare, derisa ekipi i plotë, bën gara në ABA ligë, që është shumë më cilësore se BIBL.