TRANSFERET

Nis afati kalimtar i basketbollistëve
19 December, 2022 @13:40
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka bërë të ditur se prej sot është hapur afati kalimtar i basketbollistëve për të gjitha rangjet.
Tash e tutje skuadrat mund të shpresojnë në marrjen e lojtarëve vendor nga njëra-tjetra në rast të ofertave më të mira, ndërsa disa veçse kanë kryer transferet dhe presin që t’i shfrytëzojnë ato (p.sh. Samir Zekiqi nga Trepça te Peja, Musab Mala nga Rahoveci te Trepça).
Afati kalimtar do të zgjasë deri më datën 21 dhjetor 2022. Kujtojmë, dje është kryer pjesa e parë e kampionatit, pasi që tashmë të gjitha skuadrat kanë zhvilluar nga dy ndeshje ndaj njëra-tjetrës dhe që nga xhiroja tjetër nisin duelet e ciklit të tretë dhe të katërt të Superligës.
“Fillon afati kalimtar në basketboll. Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se, afati kalimtar për klubet e Prince Caffe Superligës fillon sot (më 19 dhjetor). Afati kalimtar do të zgjasë deri më 21 dhjetor. Ky afat pritet të jetë mjaft interesant, me disa basketbollistë që pritet të ndërrojnë afat kalimtar, ndërsa garat në elitë janë bërë shumë interesante. Basketbollistët kosovarë mund të bëjnë ndryshime të skuadrave deri më 21 dhjetor, kurse skuadrat mund të regjistrojnë basketbollistët e huaj 72 orë para javës së 22-të. Stinori pranveror premton që do të jetë spektakël, duke marrë parasysh synimet e skuadrave dhe ndeshjeve shumë interesante që po zhvillohen,” ka shkruar FBK-ja në njoftimin e saj lëshuar pak më parë.