E PESËMBËDHJETA ME RADHË
Një fitore larg rekordit
23 November, 2015 @13:03
Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors, nuk e di çka është disfata.
Luftëtarët me fitoren ndaj Denver Nuggetsit, e barazuan rekordin e startit më të mirë të stinorit me 15 fitore resht, që më parë e kishin bërë këtë Houston Rockets (1993/94) dhe Washington Capitals (1948/49).
Golden State, ndeshjen e fitoi me rezultat 118-105, derisa kësaj radhe koshashënuesi më i mirë ishte Klay Thompson me 21 pikë e Stephen Curry, luajti me 19 pikë.
Në anën tjetër te Nuggets, 21 pikët e Darrell Arthurit, nuk mjaftuan për t’i dhënë fund serisë perfekte të Golden State Warriorsit.
Golden State Warriors, ndeshjen radhës do të luaj kundër Los Angeles Lakersit, ku pritet që ta regjistrojë fitoren e 16-të dhe ta thyej rekordin para shikuesve në Oracle Arena.
Video
TOP 10