Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA JAPONIA NË KOSOVË

Një japonez në mesfushë të pejanëve

Fotot: FCBesaPeja/ fb

Një japonez në mesfushë të pejanëve


9 July, 2025 @14:36

Ekipi i Besës së Pejës, bëri të ditur se ka arritur marrëveshje me futbollistin japonez Ryuma Matsumoto. Futbollisti në fjalë luan në pozitën e mesfushorit qendror, me orientim nga mbrojtja, ndërsa klubi ka bërë të ditur se dallohet me disiplinën e tij në detyra.

“Mesfushori japonez i bashkohet ekipit tonë, duke sjellë me vete disiplinën, përvojën dhe stilin karakteristik të futbollit aziatik.
Ryuma do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë në sezonin e ri, dhe mezi presim ta shohim në fushë me ngjyrat verdh e zi.
Nga Japonia në Pejë, mirë se erdhe në familjen tonë, Ryuma!”
— shkroi FC Besa Peja në njoftim.

Përndryshe, ekipi pejan ka nisur përgatitjet nën drejtimin e Fisnik Papuqit dhe do të kërkojë ngritjen sa më të lartë në tabelë në edicionin ku Liga e Parë do të jetë e bashkuar dhe do të ketë 18 ekipe pjesëmarrëse.

Sa i përket Ryuma Matsumotos, ai ka qenë së fundi lojtar i ekipit Teg. Miyazaki dhe është 25-vjeçar. Mesfushori 175-centimetra i gjatë, kalon për herë të parë nga vendi i tij në futboll evropian duke arritur në Kosovë. Në Transfermarkt, vlera e tij llogaritet pak mbi 100-mijë euro. Kontrata e tij besohet të jetë një-sezonale.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë