Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PETAR MIJOVIC - PAS NDESHJES

Një top vendosi

Një top vendosi


4 February, 2016 @9:01

Bashkimi u mposht në sekondat e fundit të ndeshjes mbrëmë nga Teodo në “Sezai Surroi” të Prizrenit dhe nisi me disfatë fazën e dytë grupore të BIBL. 

Sidoqoftë, trajneri malazez i ekipit Petar Mijovic ka thënë se ekipi i tij do të luftojë për tu kthyer te fitoret në ndeshjet e ardhshme. 

“Ky është basketbolli. Lojën e kaluar e fituam për një top, tani e humbëm për një top. Nuk do të dorëzohemi dhe do të mundohemi t’i fitojmë ndeshjet tjera,” ka thënë ai pas ndeshjes shkruan Koha Ditores sot. 

TABELA AKTUALE E GRUPIT C

Bashkimi bën pjesë në Grupin C të BIBL dhe përveç Teodos, në grup ka edhe Mornarin e Beroen. 

Në ndeshjen e radhës të grupit, Bashkimi udhëton drejt Tivarit për tu takuar me Mornarin. 


 
Të gjitha lajmet nga