Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARDIAN NUHIU

Nuhiu ia dedikon fitoren “Intelektualëve”

Nuhiu ia dedikon fitoren “Intelektualëve”


11 March, 2021 @16:30

Skuadra e Dritës doli fituese e derbit të qytetit, pasi e mposhti Gjilanin me rezultat 2-0.

RAPORTI I NDESHJES

Drita ishte dominuese në këtë ndeshje, ndërsa trajneri i kësaj skuadre, Ardian Nuhiu, përveçse e përgëzoi ekipin e tij, fitoren ia dedikoi edhe grupit të tifozëve “Intelektualët”.

“Dua t’i përgëzoj djemtë për këtë fitore. Kemi luajtur një ndeshje të mirë. Gjilani nuk na rrezikoi shumë. Këtë fitore ia dedikojmë tifozëve “Intelektualët” të cilët nuk po mund të jenë në stadium për të na përkrahur, por sigurisht përkrahja e tyre është e madhe për ekipin”, tha Nuhiu.


 
Të gjitha lajmet nga