Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TURQIA (F) 0-0 KOSOVA (F)

Nuk dorëzohen as me 10 lojtare, marrin pikë në Turqi

Foto: FFK

Nuk dorëzohen as me 10 lojtare, marrin pikë në Turqi


23 October, 2020 @22:12

Femrat e Kombëtares së Kosovës kanë arkëtuar një pikë të rëndësishme si mysafire në përballje me Turqinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Ndeshja e zhvilluar në Manavgat, përfundoi me shifrat 0:0. Në përgjithësi u zhvillua lojë e hapur, ku të dyja ekipet shfaqën dëshirë për fitore.

Pjesa e ndeshjes ishte i baraspeshuar sa i përket cilësisë por jo edhe forcave në fushë, ngase prej minutës së 35-të Kosova luajti me 10 futbolliste, meqë pas 2 kartonëve të verdhë u përjashtua shtylla e mbrojtjes sonë Liridonë Syla.

Megjithëkëtë, dardanet ishin të barabarta dhe e ruajtën portën e vet dhe kjo pjesë u mbyll me rezultat 0:0. 

Kosovo XI

Pjesa e dytë ishte shumë e fortë, futbollistet e Turqisë me të gjitha forcat u munduan të shënojnë fitore, duke u bazuar në forcën numerike në fushë, por nuk arritën të pushtojnë kështjellën e Dardaneve, e cila po mbrohej me vetëmohim nga portierja Florentinë Kolgeci.

Gjithsesi të gjitha lojtaret ishin në nivelin e duhur madje përtej mundësive dhe duke pasur parasysh se nga minuta e 35-të luajtën me një lojtare më pak, atëherë edhe ky barazim e ka shijen e fitores.

Pas këtij barazimi Kosova arrin kuotën e 10 pikëve dhe renditet në pozitën e katërt, derisa Turqia mbetet në pozitën e pestë me dy pikë më pak.



i:

Turqia – Kosova 0:0 (0:0)
Stadiumi: Spor Kompleksi Manavgat
Gjyqtarë: Stacey Pearson, Melisae Burgin, Emily Camey e Abigail Byme.
K.V.:D. Halilaj, Tahiri). Berisha, Musaj(Kos)
K.K. Syla pas 2K.V:(Kos)
Turqia: Akgoz, Yeniçei, Karagenç((Yldirim), Goksu, Civelek O Rurke), Ecem Esen(Keskin), Cumert(Çinar), Topcu, Ulraz, Turkoglu e Hiz.
Kosova: Kolgeci, Kastrati, Halilaj(Gashi), Syla, Avduli, Shala(Rexhepi), Biçkaj(Musaj), Tahiri(Emerllahu), Kryeziu, Smajli(Berisha) e Memeti.

 
Të gjitha lajmet nga