KUPA E KOSOVËS

Nuza drejton duelin e rëndësishëm
17 March, 2021 @10:11
Ndeshja e dytë e ditës së sotme në Kupën e Kosovës, do të luhet në mes të Dukagjinit dhe Drenicës.
Ndeshja fillon nga ora 13:00.
Dukagjini erdhi në këtë fazë duke e mposhtur në 1/16 e finales Vllazninë me rezultat 1-4 dhe 2 Korrikun me rezultat 3-1 në 1/8 e finales.
Drenica në 1/16 e finales e mposhti Vushtrrinë me rezultat 0-1, kurse në 1/8 e finales e eliminoi Ulpianën duke e mposhtur me rezultat 4-0.
Genz Nuza do ta ndanë drejtësinë në këtë ndeshje së bashku me asistentët Edmond Zeqiri e Fatmir Sekiraqa.