Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 6: OKC - ROCKETS

OKC barazon serinë, fituesi përcaktohet në ndeshjen e 7

FOTO / NBA

OKC barazon serinë, fituesi përcaktohet në ndeshjen e 7


1 September, 2020 @8:20

Edhe pse mendohej se Houstoni do ta kalojë me lehtësi Oklahomën në këtë seri, është duke ndodhur e kundërta.

Oklahoma City Thunder doli arrë e fortë për Houston Rockets. OKC e mposhti kundërshtarin në ndeshjen e gjashtë të serisë me rezultat 104-100 dhe e dërgoi serinë në ndeshjen e shtatë.

Chris Paul në këtë ndeshje mori përgjegjësinë dhe me përvojën e tij së bashku me bashkëlojtarët marshuan drejt fitores. Paul luajti me 28 pikë e 7 kërcime, kurse italiani Danilo Gallinari me 25 pikë e 5 kërcime.

Te Houston më i miri ishte si zakonisht James Harden me 32 pikë, 8 kërcime e 7 asistime.

Ndeshja e fundit e serisë do të luhet më 3 gushtë në ora 3:00.


 
Të gjitha lajmet nga