OKLAHOMA THUNDER
Westbrook, në sekondën e fundit
30 November, 2013 @12:25
Ndeshja fenomenale ndërmjet Oklahomës dhe Golden State Warriors, përfundoi në favor të vendasve.
Për ta përcaktuar fituesin, është dashur që skuadrat të shkojnë në vazhdime. Ndërsa heroi i vazhdimeve u bë Russell Westbrook, i cili shënoi nga vija e treshit, në sekondat e fundit, ku ia solli fitoren e gjashtë me radhë skuadrës së tij.
Ndeshja përfundoi me rezultat 113-112, ku shkëlqeu Westbrook me 34 pikë e shtatë asistime. Por edhe Kevin Durant u dallua me lojë të mirë duke shënuar 25 pikë dhe i rrëmbeu 13 kërcime.
Në anën tjetër, 32 pikët e Stephen Curryt, nuk mjaftuan për fitore të “luftëtarëve”.
Kjo ishte fitorja e gjashtë me radhë e Oklahomës, që kanë 11 fitore në përgjithësi dhe tre humbje, derisa gjenden në pozitën e tretë në Konferencën Perëndimore.
Video
Shënimi i Westbrookut