Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NJOFTIMI I FUNDIT

Organizatori anulon VIP bexhat për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Organizatori anulon VIP bexhat për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës


10 February, 2022 @22:45

Pas përfundimit të ndeshjes së fundit çerekfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, organizatori i turneut të Final 8, KB Peja përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se anulon bexhat VIP për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës.

Kjo, sipas njoftimit të KB Peja, bëhet për shkak të masave shtesë anti-COVID-19.

“KB Peja njofton se për shkak të masave shtesë anti-COVID-19 dhe mbajtjes së rregullit ka anuluar bexhat VIP për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, Final 8. Faleminderit për mirëkuptim,” shkruan në njoftimin e botuar pak më parë.

SKEMA E KUPËS SË KOSOVËS

Përndryshe, në gjysmëfinale të Kupës kanë shkuar Peja, Trepça, Ylli dhe Bashkimi, që eliminuan përkatësisht, Prishtinën, Rahovecin, Dritën e Prizrenin-16.

Në duelet që do të përcaktojnë finalistët e Kupës ndeshen Trepça-Peja dhe Ylli-Bashkimi. Duelet luhen të premten, e para në ora 17:00, ndërsa e dyta në ora 20:00. Kurse finalja zhvillohet të dielën me fillim prej orës 18:00.

Të gjitha ndeshjet luhen në Karagaç. Kujtojmë gjatë ditës sot edhe FBK njoftoi për moslejim të shkuarjes së tifozërive në Karagaç në mënyrë të organizuar, për shkak të mos respektimit të masave anti-COVID-19.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës